Fjalimi i presidentit të Ganës lë pa fjalë Emmanuel Macron

Publikuar tek: bota, më 17:57 03-12-2017 Fjalimi i presidentit të Ganës lë pa fjalë Emmanuel Macron

Presidenti i Ganës, Nana Addo Dankwa Akufo-Addo, ka mbajtur një fjalim që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të homologut francez Emannuel Macron por edhe të mediave ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së presidentit francez Macron në Ganë, Akufo-Addo tha se Afrika duhet të zhvillohet me vete dhe pa ndihmën e botës perëndimore.

Presidenti ganez Akufo-Addo tha se vendet afrikane nuk mund të vazhdojnë të bëjnë politika bazuar në mbështetjen që bota perëndimore mund të japë.

Ai tha: "Përgjegjësia jonë është të përcaktojmë një rrugë për mënyrën se si ne mund t'i zhvillojmë vetë kombet tona. Nuk është e drejtë për një vend si Gana, 60 vjet pas pavarësisë që ende të ketë buxhetin shëndetësor dhe arsimor të financuar në bazë të bujarisë dhe bamirësisë së taksapaguesve evropianë ".

Ai deklaroi se vendet perëndimore si Franca ofrojnë ndihmë vetëm kur ata përfitojnë duke shtuar se edhe pse ato ndihma janë të mirëpritura, Afrika nuk duhet të varet prej tyre.

Akufo-Addo tha se e vetmja mënyrë për afrimin e djemve dhe vajzave të reja nga emigrimi në vende të tjera për të punuar në vendin e tyre është aplikimi i sistemeve që funksionojnë.

Ai vuri në dukje se Afrika ka të paktën 30% të mineraleve më të rëndësishëm në botë, si dhe tokat e punueshme të mëdha dhe popullsinë më të re, një tregues i qartë se kontinenti mund të ketë sukses.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia zbarkon në shtëpinë në Romë, ajo që gjejnë iu thyen zemrën (Foto)
Kurdët fitojnë betejën me ISIS, çlirojnë provincën e pasur me naftë »
Article Logic
Execution time: 0.013172149658203
array(1) { ["section"]=> string(65) "fjalimi-i-presidentit-te-ganes-le-pa-fjale-emmanuel-macron-101810" }