Fjalimi pasionant i Braçes: Nuk harron Fatos Nanon e socialistët e vjetër, MESAZH Metës, Kryemadhit, Bashës: Ta harrojnë se...

Publikuar tek: politike, më 18:31 12-06-2019 Fjalimi pasionant i Braçes: Nuk harron Fatos Nanon e socialistët e vjetër, MESAZH Metës, Kryemadhit, Bashës: Ta harrojnë se...

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe është sot i pranishëm në mitingun elektoral të Partisë Socialiste në Divjakë.

I zjarrtë në fjalimin e tij para qindra mbështetësve socialistë, Braçe nuk ka harruar t’i urojë ditëlindjen e 28-të të PS-së disa prej figurave të rëndësishme të kësaj force politike, nga Fatos Nano, te Gramoz Ruçi, Sabit Brokaj, Ermelinda Meksi e Moikom Zeqo.

Braçe ka dhënë edhe një mesazh për liderat e opozitës si dhe presidentin Ilir Meta, duke thënë se nuk do të kenë më mundësinë të djegin sërish breza shqiptarësh. Braçe i bëri thirrje socialistëve të dalin masivisht në votime në 30 qershor dhe tha se askush nuk do të guxojë të bllokojë procesin e votimeve.

Pjesë nga fjala e Braçes:

Ditën e lindjes të PS-së dua tia uroj Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, Sabit Brokajt, Ermelinda Meksit, Moikom Zeqos e çdo socialisti të ndershëm. Kjo parti është luftuar ndër vite, kemi patur njerëz që e kanë luftuar vazhdimisht dhe kanë patur për qëllim shkatërrimin e kësaj partie. Por nuk ia kanë dalë dot falë jush. Jeni ju që e keni bërë këtë parti alternativën të vetme kombëtare europiane.

30 qershori është një ditë e shenjtë që ne duhet të ndahemi përfundimisht nga ata njerëz që dogjën breza të tërë. Nuk mund t’ia falim as Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit ta djegin edhe një brez tjetër në këtë vend. Duam të shkojmë përpara. Po luftohemi sot vetëm për këtë shkak për drejtësinë e barabartë. Po luftohemi sot se duam që Shqipëria të shkojë përpara.

Në 30 qershor ne nuk kemi kundërshtarë përballë, kemi vetëm një takim me popullin. Kush ka lajthitur dhe mendon se mund të ndalojë zgjedhjet, i bën llogaritë gabim. Prandaj në 30 qershor, shumë nga ju duhet të sjellë nga 20 e 30 vetë në qendrat e votimit. T’i japim fund njëherë e mirë padrejtësisë. E keni ju me votë të drejtën që ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur 29 vite më parë, ta çojmë Shqipërinë në BE.

Një thirrje kam, mos mungoni në 30 qershor, nga ora 7 e mëngjesit deri në atë të mbrëmjes, nuk ka për t’iu penguar kush. Ta harrojnë se mund të na pengojnë të çojmë përpara këtë Shqipëri europiane, mos harroni 30 qershorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020826101303101
array(1) { ["section"]=> string(125) "fjalimi-pasionant-i-braces-nuk-harron-fatos-nanon-e-socialistet-e-vjeter-mesazh-metes-kryemadhit-bashes-ta-harrojne-se-167978" }