Fjalimi prekës i Gertës në Kuvend, vjen reagimi i parë nga PD: "I pazakontë", merrni fuoristradat 4x4 dhe aty e gjeni

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:46 30-09-2017 Fjalimi prekës i Gertës në Kuvend, vjen reagimi i parë nga PD:

Gerta Loku, një vajzë mirditore, ka mbajtur sot një fjalim emocionues nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ka marrë duartrokitjet e të gjithëve.

Emocionet nuk mund t’i fshehën disa prej deputetëve në Kuvend, ndërsa fjalimi i saj (video po bën xhiron e rrjetit) teksa i bënte thirrje politikës të kthejë sytë edhe nga fshati u përshëndet disa herë nga deputetët në parlament.

Para pak minutash vjen reagimi i parë nga PD, përmes deputetit Genti Strazimiri, fjalimin e së cilës e quan të pazakontë dhe bën fajtore qeverinë aktuale se në mandatin e shkuar zonat rurale i ka lënë në hije.  

“Vajza që përloti mjerot, është "dibrane" aq sa ç'është "I pazakontë" fjalimi I saj....
Ka të pakten 5 vjet që u përsërisim deri në mërzi "çunave të shkathët" që të mos e harrojnë fshatin nga vijnë... 
Ka të paktën 5 vjet që me aksentin e fshatit nga vijnë, na përgjigjen: do rilindim qytetet (dmth 7 mln euro për të shtruar me rrasa guri një qendër province që nuk ka ujë të pijshëm mgjths ujësjellësi kushton vetëm 1 mln euro)!
Meqë ra fjala, fshijini lotët dhe mos e kërkoni as në Dibër e as në Malsi të Madhe zonjën që do e harroni nesër përr "politikë editoriale"...
E gjeni në Mirditë, Prosek! Pak më shumë se 1 orë larg nga sheshi Skënderbej, asfalt deri në vend! 
Pastaj duhet të merrni fuoristradat 4x4 dhe pothuaj po aq kohë sa ju ka marrë rruga nëpër autostradë, sepse ato 5-6 km deri tek ferma ku ka ndërtuar jetën nuk I lanë kohë Sali Berishës t'i kompletonte... Duhej "rilindur" qendra me...pllaka..”, shkruan Strazimiri në facebook.

 

 

 strazimiri.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15653586387634
array(1) { ["section"]=> string(118) "fjalimi-prekes-i-gertes-ne-kuvend-vjen-reagimi-i-pare-nga-pd-i-pazakonte-merrni-fuoristradat-4x4-dhe-aty-e-gjeni-94256" }