Fjalimi prekës i Tahirit për Bashën: Kolegët e tu dinë diçka që publiku nuk e di. S’do ndalemi për atë që vuri dorë mbi ty

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 25-06-2015 Fjalimi prekës i Tahirit për Bashën: Kolegët e tu dinë diçka që publiku nuk e di. S’do ndalemi për atë që vuri dorë mbi ty Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm

“Është familja jonë, është nëna dhe motra, është babai, vëllai i tij i vogël dajat, xhaxhallarët, miqtë, kolegët e tij është çdo shqiptar me ty dhe kjo është familja jote e madhe. Përkulemi para teje Ibrahim!

Fati i keq e deshi që një dorë e pabesë të merrte jetën, dora e frikës desh që të ngrihej mbi ty jo përballë siç i ka hije një trimi si ty por befas, pabesisht. E gjithë Shqipëria anë e mbanë është me ty, po të pëlulem me mirënjohje Ibrahim.

Ti ishe hero edhe për së gjalli me shokët e vendit tënd dhe të huaj duke luftuar në vende të huaja për ta bërë botën të lirë, të mirë e demokratike. Tani e gjithë Shqipëria u shtang se pse dora e krimit të mori jetën këtu në vendin tënd që luftë nuk ka po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoq, që ka mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë. Siç ishte edhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën ty. Luftove për të bërë të lirë e të sigurtë vende të tjera e popuj të tjerë, por jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë. Në atë fshat të mbajtur peng për dekada, për t'i marrë lekët e drogës dhe votat e pushtetit. Ku turpi i trashëguar mbi kurrizin e të gjithëve çoi në këmbë djem si ti për t'i bërë ballë vështirësive për një Shqipëri të re.Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka më shumë se dy dekada që rritet për t'i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin dhe drejtësinë. 

Dora e pabesë që ra mbi ty ka vite që rritet në atë fshat plot me njerëz të ndershëm por kanë mbetur ende ca kriminelë, në atë fshat që e çliruam vjet por nuk kemi mbaruar ende.

Se ti dhe shokët e tu në Policinë e Shtetit, në FNSH dhe Repartin RENEA dini diçka që nuk e thoni kurrë. Dini diçka që publiku nuk e di: krimit i mjafton të ketë sukses një herë në njëqind apo njëmijë raste. Qoftë një herë të vetme. Ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. Punonjësit të policisë i duhet të ketë sukses çdo sekondë të jetës. 

 E djeshma ishte dita jote pa fat, na kanë vrarë të gjithëve nga pak miku ynë. Ajo dorë ka goditur shtetin dhe ligjin. Eshtë ngritur kundër shoqërisë. Kundër çdo shqiptari të ndershëm. Këtë e dinë familja jote miqtë e tu kolegët e tu që dhe tani janë në Lazarat për të vazhduar detyrën tënde .

Ti nuk je vetëm as tani as nesër nuk do jesh, çdo punonjës i policisë është me ty, ne jemi me ty, Shqipëria është me ty. Nuk ka kurajo më të madhe se ajo që tregove ti për ta bërë Shqipërinë një vend të drejtë. Ne sot përulemi me respekt e mirënjohje të thellë, me premtimin se nuk do të reshtim kurrë të vëmë para drejtësisë dorën e krimit që u ngrit mbi ty",  tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në fjalimin e mbajtur për efektivin e vrarë të RENEA-s, Ibrahim Basha.


Edhe ambasadori Amerikan Donald Lu mbajti fjalën e tij në homazhe duke shprehur vlerësim maksimal për përgatitjen e forcave RENEA në aksionin kundër krimit të organizuar e lëndëve narkotike. Lu foli për misionet jashtë vendit të Ibrahimit duke përmendur edhe medaljet e marra prej tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 19-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë
Rama përlotet për “mikun e panjohur”: Paqja nuk është dhuratë e Zotit por përkushtim i njerëzve që nuk i njohim »
Article Logic
Execution time: 0.011368036270142
array(1) { ["section"]=> string(126) "fjalimi-prekes-i-tahirit-per-bashen-koleget-e-tu-dine-dicka-qe-publiku-nuk-e-di-s-do-ndalemi-per-ate-qe-vuri-dore-mbi-ty-14634" }