Fjolla Morina feston ditëlindjen, pozon me barkun e rritur nga shtatëzënia

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:54 15-04-2015 Fjolla Morina feston ditëlindjen, pozon me barkun e rritur nga shtatëzënia Fjolla Morina, foto nga Juxhin Kurti

Fjolla Morina është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj së dytë dhe ka vendosur që të ndajë me publikun në profilin social “Facebook” një foto me barkun e rritur e cila është pjesë e setit të saj të ri. Këngëtarja feston sot edhe ditëlindjen dhe i ka dedikuar një fragment të ndjerë gëzimit të parë siç e quan edhe vetë, lindjes së vajzës Ledianës e më pas shtatëzënisë së dytë.

“Sot është ditëlindja ime!Normalisht të gjithë ata që kanë ditëlindje presin dhurata.Unë mendova t’i bëj vetes një dhuratë të cilën dua ta vë në kornizë tek gjërat më të bukura të jetës sime. Doja që çdo gjë të ishte perfekte.Eshtë ndjesia më e bukur kur ndjen që brenda teje jeton një tjetër jetë.Ky është gëzimi i dytë i imi pas Ledianës.Po jetoj një ëndërr. Jam vërtet e lumtur që zoti më dha mundësinë  përsëri për t’u bërë nënë.Kjo është një ditëlindje e veçantë dhe doja që të mbetej përherë e fotografuar e tillë. Ky set është më i bukuri për mua.”, shkruan këngëtarja në profilet e saj sociale. Fjolla shihet në këtë foto e veshur me të bardha nga ku duket edhe barku  i rritur.

Edhe miqtë i kanë bërë një tortë shumë të veçantë që simbolizon jetën e re që po krijohet në barkun e këngëtares.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027323007583618
array(1) { ["section"]=> string(78) "fjolla-morina-feston-ditelindjen-pozon-me-barkun-e-rritur-nga-shtatezenia-8807" }