Fjolla Morina konfirmoi lidhjen me biznesmenin, reagon ashpër gruaja e Fisnik Sylës: Më shkatërroi familjen, marrsh nga jeta atë që meriton

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:27 21-10-2020 Fjolla Morina konfirmoi lidhjen me biznesmenin, reagon ashpër gruaja e Fisnik Sylës: Më shkatërroi familjen, marrsh nga jeta atë që meriton

Këngëtarja Fjolla Morina konfirmoi përmes një fotoje në rrjetet sociale lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla Morina poshtë fotos.

Pas publikimi të lajmit ka reaguar edhe bashkëshortja e biznesmenit, e cila ka publikuar fotot e familjes së tyre me dy fëmijë.

Ajo është shprehur për një gazetë kosovare se: “Më shkatërroi familjen, marrsh nga jeta atë që meriton”

Portali “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të biznesmenit, të cilat ishin publikuar në gusht, kur këngëtarja dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen e tyre.

Sipas portalit, bashkëshortja e biznesmenit Fisnik Syla ka treguar se ka qenë e martuar prej 10 vitesh me të dhe shkaku i ndarjes ka qenë pikërisht Fjolla Morina.

122361249_787004988750625_5682166650643203775_n.jpg122144819_3411579715592808_6086765781335192434_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tha se ishte i martuar dhe e kishte mik, Fjolla Morina pranon lidhjen me biznesmenin: Dashuria fiton mbi gjithcka
Balla publikon foton e ëmbël me bashkëshorten, vajza e tyre feston 3 vjetorin »
Article Logic
Execution time: 0.0099430084228516
array(1) { ["section"]=> string(143) "fjolla-morina-konfirmoi-lidhjen-me-biznesmenin-reagon-ashper-gruaja-e-fisnik-syles-me-shkaterroi-familjen-marrsh-nga-jeta-ate-qe-meriton-224564" }