Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë, arratiset në drejtim të paditur

Publikuar tek: aktualitet, më 17:02 20-01-2021 Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë, arratiset në drejtim të paditur Fjolla Morina gjatë shoqërmit në gjykatë

Këngëtarja Fjolla Morina ka thyer arrestin e shtëpisë dhe është arratisur pa lënë gjurmë.

Rastin e konstatoi një oficer i policisë, pasi vuri re se këngëtarja kosovare nuk ndodhej në banesën me qira në qytetin e Kukësit.

Nuk duhet nëse Fjolla Morina është larguar nga banesa për disa momente, apo ka vendosur të zgjedhë rrugën ekstreme për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Procesi ndaj UÇK, thirret në Hagë për të dëshmuar ushtaraku i lartë shqiptar
Humbi jetën mbrëmë në Afganistan, ministri Peleshi ngushëllon familjen e Majorit Jazaj, zbulon çfarë diskutoi me shokët e tij »
Article Logic
Execution time: 0.013113021850586
array(1) { ["section"]=> string(78) "fjolla-morina-thyen-arrestin-e-shtepise-arratiset-ne-drejtim-te-paditur-235731" }