Fjolla Morina u kap me dy pistoleta, por gjykata e la në arrest shtëpie, gazetari Hoxha: Po të kishin kapur një katundar do ishte kalbur në burg

Publikuar tek: aktualitet, më 20:45 23-09-2020 Fjolla Morina u kap me dy pistoleta, por gjykata e la në arrest shtëpie, gazetari Hoxha: Po të kishin kapur një katundar do ishte kalbur në burg

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për çështjen kriminale në vend, ndërsa ka komentuar edhe çështjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila pak ditë më parë u kap me dy armë, ndërsa gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’.

Për këtë Hoxha është shprehur se nëse në vend të Fjollës do të ishte një person tjetër do të kalbej në burg.

“Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një katundar nga Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejësia. Krimi i organizuar ka marrë në kontroll 100% lojërat e fatit që nuk paguajnë as taksa, as punëtorë, as siguracione. Sot 80 milionë euro janë në dorë të krimit të organizuar”, tha Hoxha, për ‘faxnews’.

Kujtojmë që Fjolla Morina u arrestua disa ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa po futej në Shqipëri me dy armë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012660980224609
array(1) { ["section"]=> string(148) "fjolla-morina-u-kap-me-dy-pistoleta-por-gjykata-e-la-ne-arrest-shtepie-gazetari-hoxha-po-te-kishin-kapur-nje-katundar-do-ishte-kalbur-ne-burg-221424" }