Flaka Krelani reagon pas Festivalit, u rendit e treta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:35 28-12-2015 Flaka Krelani reagon pas Festivalit, u rendit e treta

Këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani ka reaguar pas përfundimit të Festivalit të 54 të Këngës në RTSH. Krelani ishte një ndër favorite e këtij festivali, por pikët e jurisë e renditën atë të tretën në rradhë.

Megjithatë, këngëtarja e njohur është shprehur optimiste, ndërsa ka theksuar se për të nuk karëndësi çmimi, por puna që bëhet me dashuri.

“Nuk është me rëndësi çmimi. Është e rëndësishme të punosh me dashuri dhe me njerëz të dashur! Faleminderit Alfred Kaçinari dhe Qendrim Krelani dhe të gjithë ju që besoni në veprat e mia. 2016 na pret punë e madhe! Ju dua”, shkruan Flaka.

Ashtu siç ishte parashikuar muaj më parë, fituese e edicionit të 54 të Festivalit të Këngës u shpall Eneda Tarifa.

1915205_883836015004952_5658763156314756719_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020238161087036
array(1) { ["section"]=> string(58) "flaka-krelani-reagon-pas-festivalit-u-rendit-e-treta-28738" }