Flakë masive në Itali: 3 të vdekur, 60 000 ndërhyrje

Publikuar tek: bota, më 07:37 09-08-2017 Flakë masive në Itali: 3 të vdekur, 60 000 ndërhyrje

Italia si shumë shtete të Europës, është përfshirë nga flakë massive.

Për shkak të zjarrit, mediat italiane bëjnë me dije se kanë humbur jetën 3 persona.

Zjarrfikësit raportojnë për një rritje prej 76% të ndërhyrjeve këtë verë.

Të hënën në mbrëmje, zjarrfikësit njoftuan se kanë kryer 1 090 ndërhyrje për zjarre në pyll, nga të cilat 300 në Siçili dhe 150 në Latum, rajoni i Romës.

Në Tivoli, 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit, një zjarr i shkaktuar nga një shkëndijë gjatë punimeve në një hekurudhë shkatërroi në pak minuta të hënën në mesditë një shtëpi ku humbën jetën një grua 68-vjeçare dhe mamaja e saj 92-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, një burrë 84-vjeçar vdiq të hënën për shkak të djegieve të marra të dielën në rajonin e Napolit.

Mes 15 korrikut dhe 5 gushtit, zjarrfikësit italianë kanë zhvilluar rreth 60 000 ndërhyrje për zjarre në pyll, 26 000 më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2016, sipas statistikave të publikuara të hënën nga shërbimet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë këngëtari Glen Campbell
Tërmeti 6.5 ballë godet Kinën, shkakton mbi 100 viktima, midis së cilëve turistë »
Article Logic
Execution time: 0.01282787322998
array(1) { ["section"]=> string(56) "flake-masive-ne-itali-3-te-vdekur-60-000-nderhyrje-88620" }