Një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në lagjen "1 Maj" në Fier.
Sipas policisë mjeti ka marrë zjarr në ecje e sipër në pjesën e motorrit mjeti tip Volksëagen me targa AA 548 LZ në pronësi të shtetases R.O. Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit.