Flakët i marrin jetën gjyshes dhe dy nipërve

Publikuar tek: bota, më 22:27 28-07-2018 Flakët i marrin jetën gjyshes dhe dy nipërve Foto nga zjarri në Kaliforni

Dy fëmijë dhe gjyshja e tyre janë në mesin e pesë njerëzve që kanë vdekur në një zjarr në Kaliforni.

Sipas autoriteteve, gjyshja 70 vjeçare Melody Bledsoe, dhe dy fëmijët e vajzës së saj, kanë vdekut, teksa kanë qenë duke u larguar nga shtëpia pasi flakët i kishin rrethuar nga të gjitha anët.

Një nga të afërmit e Melody, është shprehur për mediat lokale se ajo kishte tentuar të merrte policinë por i kishte rënë linja, ngaqë rrjeti ishte përfshirë nga flakët.

Dy zjarrfikës vdiqën të enjten, 17 njerëz janë zhdukur dhe dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, e ndërsa flakët po favorizohen nga erërat e forta.

Shkaku i zjarrit ka qenë keqfunksionimi i një makine e cila ka shpërthyer në flakë, e ndërsa deri tani janë djegur mbi 500 shtëpi, si dhe 48 mijë hektarë tokë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U abuzua seksualisht, rrëfehet murgesha: Kjo ngjarje më bëri të çmendem
Breshëri plumbash ndaj policsë, plagoset një efektiv »
Article Logic
Execution time: 0.010425090789795
array(1) { ["section"]=> string(51) "flaket-i-marrin-jeten-gjyshes-dhe-dy-niperve-129464" }