Flamujt shqiptarë përhapin konfuzion në SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:39 04-12-2015 Flamujt shqiptarë përhapin konfuzion në SHBA

40 flamurë kuq e zi janë ngritur në rrugën “Summer” këtë javë në Stamford të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të festuar ditën e Pavarësisë.

Flamujt pritet të hiqen ditën e nesërme por gjatë qëndrimit duket se kanë përhapur edhe konfuzion te shumë qytetarë të cilën nuk e njohin flamurin shqiptar dhe nuk ishin të informuar mbi festën e Pavarësisë të organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Leslie Asllani, një prej organizatoreve u shpreh se kjo është një traditë që ka disa vite që ndodh, edhe me festat e komuniteteve nga shtetet e tjera, por mesa duket ka qenë një e-mail drejtuar Bordit të qytetit ku shprehej ankesa për flamurët shqiptarë.

Megjithatë përgjigja ishte se qyteti ka politika të qarta, por edhe të komplikuara ku shpjegohen të gjitha procedurat e vendosjes së flamurëve të huaj.

920x920.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031231880187988
array(1) { ["section"]=> string(50) "flamujt-shqiptare-perhapin-konfuzion-ne-shba-26969" }