'Flamuri me 50 cuna', doli te përgjimi i Ramës me Keshin. Çfarë ndodhi në 2016 në Maqellarë? Si Noka me shoferin goditën dhe i nxorën armën votuesit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 17-06-2019 'Flamuri me 50 cuna', doli te përgjimi i Ramës me Keshin. Çfarë ndodhi në 2016 në Maqellarë? Si Noka me shoferin goditën dhe i nxorën armën votuesit

Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi pasditen e sotme 16 përgjime të reja nga 'Dosja 339' për shit-blerjen e votave ku denoncohet ndërhyrja e disa zyrtarëve socialistë për të bindur votuesit.

Mirëpo një tjetër element që del në përgjime por është anashkaluar deri tani, është 'banda' e krijuar nga ish-ministri demokrat Flamur Noka për të kërcënuar votuesit e PS.

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi në komunikimin e përgjuar me Ramën i thotë se është ndejkur nga deputeti Flamur Noka, i cili kishte me vete 50 veta dhe donin ta kapnin ta godisnin. Siç i pohon Keshi Ramës, deputeti me 'bandën' e vet i kishin zënë pritë te hoteli ku flinte ndaj ai sapo i ka parë është futur në shtabin e PS.

Madje kjo ngjarje është denoncuar dhe në polici nga një votues me inicialet D.I, i cili ka thënë në 2016 se pranë shkollës në Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe shoferi i tij shtetasi me inicialet D. S.

Menjëherë pas denoncimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete policie të cilët sapo kanë parë mjetin Audi Q7 të denoncuar nga votuesi i dhunuar prej Flamur Nokës i kanë bërë shenjë të ndalojë. Por sipas njoftimit të policisë të datës 11.09.2016, mjeti ku ndodhej dhe deputeti Noka jo vetëm që nuk ka ndaluar dhe nuk i është bindur urdhrit, por në në përpjekje për t'i iku uniformave blu është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

JA NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN E RËNDË:

“Më datë 11.09.2016 , rreth orës 02.00 jemi njoftuar nga Stacioni i Policisë Maqellarë se ishte paraqitur shtetasi D.I, i cili deklaronte se në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike F.N, shoferi i tij dhe shtetasi D. S.

Gjithashtu shtetasi D.I, në kallëzimin paraprak të bërë me gojë ka deklaruar se gjatë ngjarjes deputeti F. N. dhe shoferi i tij kanë nxjerrë dhe armë zjarri të tipit pistoletë.

Nisur nga kallëzimi i bërë nga ky shtetas, menjëherë nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policise Dibër u morën masat e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes ku në drejtim të Maqellarës u dërguan disa forca policie.

Në hyrje të Dobrovës nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar automjeti tip Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, mjet me të cilin sipas informacioneve dhe kallzimit të shtetasit D. I., udhëtonin autorët e ngjarjes së ndodhur .

Shërbimet e policisë të cilët lëviznin me dy mjete policie sapo konstatuan mjetin e mësipërm organizuan pikë kontrolli të shpejtë duke i bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip Audi.

Drejtuesi i mjetit nuk i’u bind urdhërave të punonjësve të policisë, por me shpejtësi lëvizi indietro dhe si pasojë u përplas në një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë plotësisht .

Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë .

Shtetasit të dëmtuar D. I. i është marrë kallzimi me shkrim ku ndër të tjera ka deklaruar se: Rreth orës 01.50 në vendin e quajtur para shkollës së mesme Maqellarë i ka prerë dhe bllokuar rrugën në mënyrë të befasishme një automjet tip Audi Q-7 me ngjyrë gri ku tek targat ka fiksuar vetëm numrat 007.

Nga automjeti i mësipërm kanë zbritur tre persona nga të cilët ka identifikuar deputetin e Partisë Demokratike F.N., shoferin e tij (të paidentifikuar me emër) dhe shtetasin D.S.

Sipas deklarimeve të të dëmtuarit, deputeti F.N dhe shoferi i tij kanë qenë të armatosur me Pistoleta.

Ata i janë prezantuar të dëmtuarit shtetasit D. I. se jemi punonjës policie dhe do të kontrollojmë mjetin dhe personat.

I dëmtuari u është përgjigjur se unë ju njoh se kush jeni dhe ju nuk keni asnjë lidhje me policinë.

Pas këtij momenti deputeti F. N. e ka goditur me grushta shtetasin D. I. dhe po të njëjtin veprim e kanë bërë dhe shoferi i tij si dhe shtetasi D. S.

Më pas i dëmtuari është nisur për në banesën e tij në fshatin Dovolan, ku në hyrje të fshatit Herbel shtetasit e mësipërm po me të njëtin automjet kanë tentuar t’i bllokojnë përsëri rrugën por ai ka shfrytëzuar një hapësirë dhe është larguar me shpejtësi.

Në lidhje me këtë ngjarje nga ana jonë është bërë shoqërimi në ambientet e Komisariatit Policise Dibër i shtetasit D. S, ish punonjës policie dhe po punohet per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për të gjitha veprimet e kryera si dhe për rrethanat e ngjarjes së ndodhur është vënë në djeni Prokurori”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00711989402771
array(1) { ["section"]=> string(150) "flamuri-me-50-cuna-doli-te-pergjimi-i-rames-me-keshin-cfare-ndodhi-ne-2016-ne-maqellare-si-noka-me-shoferin-goditen-dhe-i-nxoren-armen-votuesit-168616" }