Flamuri turk mbi hidrocentral, reagon ashpër Pjerin Ndreu: Provokacion i shëmtuar, s’është vendosur dot për 500 vjet

Publikuar tek: politike, më 23:32 04-01-2018 Flamuri turk mbi hidrocentral, reagon ashpër Pjerin Ndreu: Provokacion i shëmtuar, s’është vendosur dot për 500 vjet

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar pas procedimit penal të prokurorisë ndaj 60 burrave që shkatërruan flamurin turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë.

Ndreu i del në mbrojtje banorëve dhe gjestit të tyre duke thënë se ndërtimi i mozaikut me flamurin turk është, përveç se pa leje ndërtimi, provokacion i rëndë.

Deputeti socialist kërkon pushimin e çështjes penale ndaj burrave që shkatërruan mozaikun e flamurit turk.

Reagimi i Ndreut:

Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal për mozaikun e flamurit turk në Qaf Mollë Mirditë, po për disa djem e burra që me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke.

Ai flamur ishte nje provoacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te, Ndertimit pa Leje. e duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu!

Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011612892150879
array(1) { ["section"]=> string(120) "flamuri-turk-mbi-hidrocentral-reagon-ashper-pjerin-ndreu-provokacion-i-shemtuar-s-eshte-vendosur-dot-per-500-vjet-105460" }