Flasin GAZETARËT amerikanë: Si i zbuluam lidhjet e PD-së me rusët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 08-03-2018 Flasin GAZETARËT amerikanë: Si i zbuluam lidhjet e PD-së me rusët

Një shkrim investigativ me autorë David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, hodhi dritë mbi lidhjet e fshehta të Partisë Demokratike dhe kompanive të lobimit.

Në artikullin e gjatë, zbulohen fakte konkrete ku “selia blu” ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e liderit të saj Lulzim Basha, në SHBA. Ndërsa kjo trazoi ujërat e politikës shqiptare.

Sakaq, gazetarët amerikanë u janë përgjigjur sisa pyetjeve nga Report Tv. Tre gazetarët rrëfejnë se si arritën të zbulojnë provat mbështetëse për investigimin e tyre. Si provë konkrete gazetarët i referohen regjistrimeve të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat flasin për atë që Biniatta Trade ishte e lidhur me kompani të tjera guackë, që lidhen me shtetas rusë. Ata e kanë konsideruar absurd pretendimin e Partisë Demokratike se shkrimi është paguar nga Edi Rama, duke shtuar se nuk pranojnë kurrë pagesa për një investigim. 

“Ne i dërguam e-mail PD-së në Shqipëri dhe firmës lobuese që e përfaqësonte atë, por nuk morëm asnjë përgjigje. Gjithashtu u përpoqëm disa herë të kontaktojmë lobistë në Uashington për Partinë Socialiste të Ramës dhe ata refuzuan të flisnin për këtë histori”, shprehen gazetarët.

“Investigimi e bën të qartë se është e vështirë të gjurmosh të gjitha lidhjet e bizneseve amerikane. Por ne ishim në gjendje të përdornim regjistrimet në Mbretërinë e Bashkuar për të zbuluar gjithë këtë”, theksojnë ata më tej, ndersa shtojnë se artikulli e tregon qartë lidhjen me rusët.

“Artikulli e tregon qartë se regjistrimet e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar flasin për atë që Biniatta Trade ishte e lidhur me kompani të tjera guackë që lidhen me shtetas rusë. Ky është thelbi i lidhjes me rusët”, kanë deklaruar gazetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot 8 Marsi, Meta mesazh special për të gjitha gratë: Dita për të reflektuar
Rama jep lajmin e mirë për fermerët (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(71) "flasin-gazetaret-amerikane-si-i-zbuluam-lidhjet-e-pd-se-me-ruset-112559" }