‘Flasin gomarllëqe nga kolltuku’, Silva Bino e ftoi te Infektivi për të investiguar, Cako pranon ‘sfidën’: Do të vij me mjek dhe pa maska

Publikuar tek: aktualitet, më 17:41 12-07-2020 ‘Flasin gomarllëqe nga kolltuku’, Silva Bino e ftoi te Infektivi për të investiguar, Cako pranon ‘sfidën’: Do të vij me mjek dhe pa maska

Ditën e djeshme shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate që ka bërë konspiracionisti Alfred Cako, i cili tha se të sëmurët në QSUT infektohen qëllimisht.

Bino me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Cakos, duke i thënë që të shkojë vetë te Infektivi dhe të investigojë.

Ndërsa ky i fundit e ka pranuar ‘sfidën’. Me anë të një postimi një ‘Facebook’ ka publikuar një mesazh që i ka çuar Binos, teksa i shkruan se e pranon sfidën dhe se do të shkojë tek Infektivi me një mjek dhe pa masa mbrojtëse për të investiguar.

“Sfida publike! Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.” i shkruan Cako, Silva Binos.

Lexo edhe: Silva Bino nuk ‘mban më’, shpërthen ndaj konspiracionistit: Të shkojë te Infektivi të investigojë, promovon veten duke folur lloj lloj gomarllëqesh nga kolltuku

Screenshot_11.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080060958862305
array(1) { ["section"]=> string(137) "flasin-gomarlleqe-nga-kolltuku-silva-bino-e-ftoi-te-infektivi-per-te-investiguar-cako-pranon-sfiden-do-te-vij-me-mjek-dhe-pa-maska-213638" }