Prindërit e njërit prej terroristëve shqiptarë të ISIS të cilët shfaqen në video-mesazhin duke kërcënuar shqiptarët me sulme të ashpra, shprehen se djali i tyre gjatë kohës që ishte në Shqipëri, jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike.
Nafije dhe Xhevahir Daci janë shprehur se nuk ndjejnë keqardhje për djalin e tyre dhe se “e kanë bërë atë harram” duke thënë se Almir Daci i ka gënjyer, duke i thënë se do të largohej drejt Arabisë.
Prindërit e Almirit thonë se ndjehen të turpëruar nga veprimet e djalit të tyre dhe i bëjnë apel shtetit që ta kthejë atë në Shqipëri.