Flet 75 vjeçarja e dhunuar në Gjirokastër: Autori mu fut në shtëpi në 11 të natës, më qëlloi me grushta në trup e fytyrë. Burrin ma vranë para 3 vitesh

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 19-09-2020 Flet 75 vjeçarja e dhunuar në Gjirokastër: Autori mu fut në shtëpi në 11 të natës, më qëlloi me grushta në trup e fytyrë. Burrin ma vranë para 3 vitesh FotoArkive: Spitali Omer Nishani

75 vjeçarja Pina Qato, e dhunuar gjatë natës në shtëpinë e saj në fshatin Palokastër, në Gjirokastër, ka thënë nga spitali se nuk e ka njohur agresorin, pasi ai i ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur ta qëllojë me grushta.

“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën.U hap dera para dhe thashë mos është vajza. Vajzën e pashë ishte në vendin e saj dhe u shtriva. Sa u shtriva unë ai erdhi brenda dhe më goditi me grushta. Pastaj më zuri me shqelm. I thashë mos më vra se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Më bëri kështu dhe iku. Nuk ka vjedhur asgjë ë shtëpi. Vetëm mua më sulmoi”, ka thënë e moshuara.

Ajo ndodhet e shtruar në Spitalin “Omer Nishani” pasi ka dëmtime dhe fraktura në trup e fytyrë. Qato ka thënë se është në hasmëri pasi para 3 vitesh i kanë vrarë burrin.

“Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra. I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”. Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj. Autori u largua dhe nuk mori asgjë. Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe: Një person i paidentifikuar i futet natën në shtëpi 75 vjeçares dhe e gjakos

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013152837753296
array(1) { ["section"]=> string(155) "flet-75-vjecarja-e-dhunuar-ne-gjirokaster-autori-mu-fut-ne-shtepi-ne-11-te-nates-me-qelloi-me-grushta-ne-trup-e-fytyre-burrin-ma-vrane-para-3-vitesh-220909" }