Flet autorja që shkrepi foton e shpërndarë masivisht në gjithë botën (Historia)

Publikuar tek: bota, më 11:12 23-03-2016 Flet autorja që shkrepi foton e shpërndarë masivisht në gjithë botën (Historia)

Kjo është fotografia më e shpërndarë ditën e djeshme në çdo rrjet të mundshëm social, në mbarë botën.

Është imazhi i shpërthimeve në aeroportin e Brukselit. Pas këtij imazhi fshihet korrespondentja në Bruksel Ketevan Kardava, 56 vjeç. Korrespondentja ka rrëfyer se është gjendur në aeroport kur ka dëgjuar shpërthimet dhe e vetmja gjë që i ka ardhur ndërmend të bëjë në ato momente, ishte të nxirrte aparatin dhe të fotografonte gjithçka, në pamundësi për t’i ndihmuar realisht.

Kardava ka folur e sigurtë tanimë nga shtëpia e saj.

“Nuk isha në gjendje t’i ndihmoja. Të gjithë ishin të mbuluar në gjak. Ato humbën këmbët e tyre. Të gjithë”, thotë autorja e fotos ndërsa pohon se kërkoi më pas ndihmë dhe derisa u ndihmua nga ushtarët të cilët e dërguan në një vend të sigurt, vazhdoi të fotografonte ç’të mundte.

gaz.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067970037460327
array(1) { ["section"]=> string(83) "flet-autorja-qe-shkrepi-foton-e-shperndare-masivisht-ne-gjithe-boten-historia-35788" }