Flet avokati i Klement Balilit: Doli nga shtëpia e tij sot, zgjodhi të dorëzohej tani sepse ...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 15-01-2019 Flet avokati i Klement Balilit: Doli nga shtëpia e tij sot, zgjodhi të dorëzohej tani sepse ... Avokati Baftjar Rusi

Baftjar Rusi, një nga avokatët e 'Eskobarit të Ballkanit', është shprehur se Klement Balili para se të vetëdorëzohej ka qenë në shtëpinë e tij.

Rusi, i ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën' ka shtuar se Balili zgjodhi të dorëzohej pikërisht tani sepse ka mbaruar afati i hetimit ndaj tij dhe tashmë çështja shkon në gjykatë.

 'Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot', u shpreh Baftjar Rusi.

Ndërkohë vet Klement Balili në një intervistë në një televizion tjetër ka thënë se vendosi të dorëzohej tani sepse akovatët e kishin njoftuar që afati i hetimeve kishte mbaruar dhe çështja nuk i takon më drejtësisë greke por vetëm asaj shqiptare.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kelment Balili TREGON pse u DORËZUA: Si u ARRATISA kur erdhi policia në shtëpi. Mora njoftim nga avokati se...
Flet kryebashkiaku i LSI nip i Balilit: Unë kam bërë negociata me Drejtorin e Policisë bashkë me xhaxhain, s' kishte shans me armë... »
Article Logic
Execution time: 0.01229190826416
array(1) { ["section"]=> string(96) "flet-avokati-i-klement-balilit-doli-nga-shtepia-e-tij-sot-zgjodhi-te-dorezohej-tani-sepse-148960" }