Babai i Ida Xherahut, 20 vjeçares nga Fieri që i dha fund jetës brutalisht duke u hedhur nga ballkoni i një hoteli është shprehur i indinjuar lidhur çfarë është thënë për arsyen e vetëvrasjes së vajzës së tij.
Në një bisedë telefonike për Panoramën ai ka mohuar kategorikisht që vajza e tij të ketë qenë lesbike ndërsa me zërin e dredhur ka thënë se sikur mos mjaftonte humbja e së bijës duhet të durojë edhe fjalët nga pas.
“Mirë vajzën që në vend që ta martoja e vesha me vello të bardhë për ta varrosur por tani duhet të duroj edhe këto që thuhen nga pas, që nuk janë absolutisht të vërteta”, ka thënë babai i Ida Xherahut e cila para aktit vetëvrasës la edhe një letër lamtumire për të cilën hetimet po vazhdojnë.
Lexo edhe : Pse i dha fund jetës 20 vjeçarja nga Fieri. Dedikimi i fundit për të vëllain