Vetëm një ditë më parë 22-vjeçari Estref Halili u gjet i varur në banjon e burgut të Rrogozhinës nga shokët e tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Babai i 22-vjeçarit, Ardian Halili e quajn vdekjen e tij si një vrasje shtetërore dhe tregon se i riu u kap me vetëm me një cigare hashash dhe u dënua me burg.
Estrefi është arrestuar nga policia në 23 dhjetor pasi në makinën e tij u gjet një dozë e dyshuar si narkotike dhe një thikë, por ditën e djeshme 22vjeçari u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit në Rrogozhinë.
“Nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë kanabis që po e pinin shokët. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me tre vite. U lirua në shkurt, por e kapën sërish me një cigare hashash. U arrestua sërish në datë 22 dhjetor, dhe në 7 e dërguan në Rrogozhinë. Para 4 ditësh e takoi i vëllai, por tha se ai qëndronte i heshtur”, mësohet të ketë thënë babai i 22 vjeçarit për News24.