Flet babai i Evisa Prekës: Si ia thashë vajzës tragjedinë e madhe! Shpresonte që Noemi të ishte gjallë... (RRËFIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:10 26-02-2018 Flet babai i Evisa Prekës: Si ia thashë vajzës tragjedinë e madhe! Shpresonte që Noemi të ishte gjallë... (RRËFIMI)

Babai i Evisa Prekës, Nuredin Lika është rrëfyer për herë të parë për mediat, duke treguar momentin se si e bija reagoi pas lajmit se fëmijët dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më.

Shumë i prekur nga ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur në familjen e së bijës, Lika ka treguar për News 24 se Evisa ndodhet në gjendje shoku dhe mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

Sipas Nuredin Likës, Evisa kishte parë dy fëmijët dhe bashkëshortin të shtrirë në tokë, ndërkohë që shpresonte që vajza e madhe Noemi të ishte mirë. 

“Asnjë tjetër se mori përsipër ti tregonte se çfarë kishte ndodhur, vetë e pata shumë të vështirë kur i tregova. Evisa po lufton me jetën, ndodhet në gjendje shoku dhe i japin ilaçe, por sapo zgjohet kërkon fëmijët. Ajo pa dy fëmijët dhe të shoqin të shtrirë në tokë dhe shpresonte që vajza e madhe të ishte mirë.

 Asnjë nuk ka ardhur ta vizitojë atë. Unë kërkoj nga shteti që ta ndihmojë Evisën të rehabilitohet. Unë vajzën dua ta dërgoj për kurim jashtë.”- ka thënë Nuredin Lika me lot në sy.

Ndërkohë që vëllai i saj ka shtuar se Evisa do të qëndrojë edhe për 2-3 javë në spital, por ajo kërkon që të shkojë sa më parë pranë varrezave, ku tashmë prehet familja e saj.

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar e familjes Preka, e cila u aksidentua rreth një jave më parë në Velipojë, ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, djali 8 muajsh, dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023030042648315
array(1) { ["section"]=> string(115) "flet-babai-i-evisa-prekes-si-ia-thashe-vajzes-tragjedine-e-madhe-shpresonte-qe-noemi-te-ishte-gjalle-rrefimi-111538" }