Flet babai i Noizyt dhe konfirmon plagosjen e të birit: Policët të paaftë ta mbronin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:23 15-09-2016 Flet babai i Noizyt dhe konfirmon plagosjen e të birit: Policët të paaftë ta mbronin

Bashkim Rajku, flet pas përplasjes me armë e grusha të djalit të tij Rigels rajku të njohur si Noizy dhe Cozman me grupin “Babastars". Babai i Noizyt konfirmon plagosjen e të birit por thotë se ajo ishte plagosje e lehtë ndërsa akuzon policinë se ishte e papaftë ta mbronte reperin.

 “Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël, dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Dhe nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, ka thënë ai për GSH.

“Kur e pashë, ishte duke qeshur. ‘S’kam asgjë’, më tha, ishte fare i qetë. Dhe me të vërtetë nuk kishte asgjë; sapo mori mjekimin doli menjëherë nga spitali”, ka shtuar babai

Sipas Bashkimit, reperët nga Kosova i kanë sulmuar ata nga Shqipëria sapo i kanë parë, me qëllim poshtërimin e reperit. Ai ka thënë se ata kanë përdorur armë, ndërsa Noizy së bashku me pjesëtarët e tjerë të OTR kanë qenë të paarmatosur.

Policët e Kosovës, sipas tij, kanë qenë të paaftë për të mbrojtur Noizyn, ndaj dhe atij i është dashur të vetëmbrohet.

Nga përleshja në Prishtinë, Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur, ndërsa Cozman dhe një mik i tij u arrestuan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025418043136597
array(1) { ["section"]=> string(89) "flet-babai-i-noizyt-dhe-konfirmon-plagosjen-e-te-birit-policet-te-paafte-ta-mbronin-52976" }