Flet babai i Sajmir Tahirit, Bashkim Tahiri: Ia kam lënë në dorë drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 12-02-2015 Flet babai i Sajmir Tahirit, Bashkim Tahiri: Ia kam lënë në dorë drejtësisë Bashkim Tahiri në gjykatë, gjatë një procesi për kontrabandë ilaçesh

Babi i ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit ka thyer heshtjen pas 2 ditëve të shpërthimit në farmacinë e tij. Bashkim Tahiri është ka shkuar në biznesin e tij, pas shpërthimit ku ka organizuar punët për rindërtimin e farmacisë.

Mësohet se shumë njerëz janë solidarizuar më 34-vjeçarin, i cili shoqërohej edhe nga roje personale, pas marrjes së mbrojtjes nga policia.

‘’Ju falenderoj për solidarizimin tuaj. Nuk dua të komentoj shumë rreth kësaj ngjarje, ia kam lënë në dorë drejtësisë. Kur të mbarojë punën drejtësia, atëherë do flas unë’’, thotë babi i ministrit të Brendshëm, duke mos e fshehur tronditjen që ka pësuar pas kësaj ngjarje.

Shpërthimi në farmacinë e Bashkim Tahirit ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 3 të mëngjesit, ku një djalë më biçikletë vuri në pjesën e jashtme të kondicionerit 400 gramë tritol.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, përveç dëmeve materiale në farmaci, banesa dhe biznese përreth.

Pas këtij shpërthimi, një tjetër ndodhi në rrugën ‘’Arben Minga’’, në derën e apartamentit t ëish-shefit të policisë, Albert Nomanit. Fatmirësisht në banesë nuk kishte njeri.

Po kështu, një tjetër shpërthim me vetëm një kallëp tritol të prodhimit vendas, ishte planifikuar të ndodhte në zonën e ‘’Vasil Shantos”, në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’ pranë stacionit të autobusit. Pakoja u arrit të ç’aktizohej, duke mos shkaktuar asnjë lëndim.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, shpërthimi në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe  shpërthimi i planifikuar në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’ kanë të njëjtin autor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transporti në grevë/Bashkia : Nuk rritet çmimi i biletës, Sindikata: Jo kërcënime ndaj nesh
Grabitja e Union Bank/ Arrestohet drejtori i Sigurisë së bankës, Qirjako Taçe »
Article Logic
Execution time: 0.012902021408081
array(1) { ["section"]=> string(78) "flet-babai-i-sajmir-tahirit-bashkim-tahiri-ia-kam-lene-ne-dore-drejtesise-3104" }