Flet Besnik Mustafaj: Ish miku i tij Edi Rama, të rihapë hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:06 13-09-2015 Flet Besnik Mustafaj: Ish miku i tij Edi Rama, të rihapë hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit Besnik Mustafaj, ish minister i Jashtem dhe nje nga themeluesit e PD

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, flet në një intervistë për Panoramën dhe ndërsa jep sygjerime për kreun e PD Lulzim Basha lidhur me mënyrën e të bërit opozitë, ai ndalet te vrasja e Azem Hajdarit dhe thotë se ish-miku i tij, kryeministri Edi Rama mund të rihapë një hetim mbi zbardhjen e çështjes.

“Vrasja e Azem Hajdarit është pastërtisht politike dhe deri më sot, nuk kanë dalë fakte që ta hedhin poshtë.

Vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me aq sa dihet, disa kanë gjetur belanë e tyre dhe disa janë në burg me dënime të rënda. Por, pyetja nuk mund të shtrohet në përgjithësi nëse Partia Demokratike  ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Pyetja duhet shtruar nëse Berisha ka bërë aq sa duhet për zbardhjen e ngjarjes. Në disa raste, para vitit 2005 ai ka qenë shprehur publikisht se vrasjes së Azem Hajdarit nuk i është shkuar deri në fund dhe ka qenë zotuar ta bëjë një gjë të tillë sapo të kthehet në pushtet. Ai sigurisht që di më shumë se ne të tjerët, që kemi qenë përreth tij. Fakt është se me të marrë pushtetin nuk ka bërë asgjë.

Nuk di të them nëse deklaratat e tij të mëparshme ishin bujë mediatike opozitare apo buronin nga informacionet dhe bindjet e tij të cilat, më pas i nxorri në harresë”, thotë ish-ministri duke ia deleguar një pjesë të përgjegjësisë për mos çuarjen deri në fund të hetimit ish-kryeministrit Berisha.

“Do të thosha me këtë rast se Azem Hajdari është vrarë me uniformën e policisë. Dhe kjo është kryesorja. Rrjedhimisht, ajo ka të gjitha shenjat e një vrasje shtetërore. Pra do të ishte në nderin e shtetit të ndërmerrte një hetim të ri, serioz dhe të pavarur rreth kësaj vrasjeje.

Kjo mund t’i shkonte si nismë edhe Edi Ramës, me të cilin, me sa di unë, Azem Hajdari ka patur marrëdhënie personale relativisht të afërta, të paktën gjatë kohës kur Azemi drejtonte këshillin  botues të “Koha Jonë”. Kjo nismë e tillë nga ana e Edi Ramës do të ishte për nga vlera, e ngjashme me nismën e tij për ligjin mbi hapjen e dosjes”, thotë Mustafaj në intervistë.

Ditën e djeshme u bënë 17 vjet që nga vrasja e Azem Hajdarit .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari përleshet dhe çarmatos grabitësit, fiton leje qendrimi për “motive të jashtëzakonshme”
Rrëfehet Myfarete Laze: Pse qava në zyrën e Ramiz Alisë dhe ç’më tha ai për Festivalin »
Article Logic
Execution time: 0.011587858200073
array(1) { ["section"]=> string(96) "flet-besnik-mustafaj-ish-miku-i-tij-edi-rama-te-rihape-hetimet-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-20641" }