Një ngjarje e rëndë ndodhI sot në Mirditë ku një 55-vjeçar ka rrëshqitur në lumin Fan dhe për pasojë është mbytur.
Burime të policisë bënë me dije se viktima është shtetasi Fran Bardhi, 55 vjeç, banues në fshatin Ndër-Fanë, Mirditë.
Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar rastin në Mirditë dhe pretrendojnë se policia nuk ka ndërhyrë në kohë.
Policia e Lezhës bën me dije se ka nisur kërkimet menjëherë pasi ka marrë njoftimin dhe ka kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve të Reneas.
Nërkohë, djali i 55-vjeçarit ka thënë për 'News 24' babain e tij e mori rrjedha që erdhi nga HEC-i i Repsit dhe sipas tij ai ka qëndruar pë 2 orë i kapur pas një peme.
“Babai punonte në breg të lumit, e mori rrjedha që erdhi nga HEC i Repsit. Për dy orë ka qëndruar i kapur pas një peme. Mua nuk më lanë të hyja në ujë nga frika e rrymës” mësohet të ketë thënë Altin Bardhi.