Flet drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Librat e djegur të rikuperueshëm, janë të pas viteve 90-të

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 15-03-2017 Flet drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Librat e djegur të rikuperueshëm, janë të pas viteve 90-të

Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u përfshi mesditën e sotme nga zjarri.

Menjëherë pas normalizimit të situatës ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani nga ku tha se vetëm një person është lënduar lehtë, pati shqetësime me frymëmarrjen dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Asllani nuk dha detaje lidhur me faktin se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por tha se janë në pritje të një raporti zyrtar. Përsa i përket librave të djegur dhe të dëmtuar drejtoresha shtoi se janë të pas viteve 90-të dhe se mund të jenë të rikuperueshëm.

“Vetëm një prej punonjësve pati shqetësime me frymëmarrjen dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Në kushtet aktuale është ende herët të flasim për dëmet.

Presim një raport zyrtar për zjarrrin e dimë si lokacion, por nuk dimë ende çfarë e ka shkaktuar. Librat e djegur besoj janë të rikuperueshëm, janë të pas viteve 90-të” tha Asllani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria kërkoi 16 vite burg, gjykata liron “bashkëpunëtorin” e Mark Frrokut
Amendament në Kuvend: Të ulet çmimi i naftës (PAKETA ME PROPOZIMET) »
Article Logic
Execution time: 0.010721921920776
array(1) { ["section"]=> string(104) "flet-drejtoresha-e-bibliotekes-kombetare-librat-e-djegur-te-rikuperueshem-jane-te-pas-viteve-90-te-71996" }