Flet e dashura e pilotit e Lubitz: Më tha se do bënte diçka për të cilën do kujtohej gjithnjë

Publikuar tek: bota, më 13:22 28-03-2015 Flet e dashura e pilotit e Lubitz: Më tha se do bënte diçka për të cilën do kujtohej gjithnjë Andrea Lubitz, piloti që rrëzoi avionin në alpet e Francës

E dashura e pilotit Andrea Lubitz, Maria W. stjuardezë ka treguar se piloti e kishte planifikuar që më parë tragjedinë, por nuk kishte dhënë detaje se si do të ndodhte ajo. E dashura e tij Maria ka thënë për të përditshmen Bild që Lubitz i kishte rrëfyer asaj se do të bëntë një ditë diçka, për të cilën do kujtohej nga të gjithë. “Një ditë do të bëj diçka që do të ndryshojë të gjithë sistemin dhe të gjithë do të njohin e kujtojnë emrin tim.”, këto kanë qenë fjalët që Lubitz i ka thënë të dashurës së tij, para se të kryente aktin ekstrem të rrëzimit të avionit që I mori jetën 149 vetave.

Sipas Marias i dashuri i saj kishte ëndërr të bëhej komandant i Lufthansës, por nuk mundej për shkak të sëmundjes së tij . Sipas të dashurës së tij stjuardeze, ai e kuptoi se për shkak të sëmundjes së tij nuk do të mund të realizonte kurrë ëndrrën për t’u bërë komandant i kompanisë Lufthansa, por do të mbetej gjithmonë pilot i fluturimeve me kosto të ulët të avionit German Wings.

Në vazhdim të rrëfimit të saj Maria tregon që Lubitz zgjohej shpesh natën me makthe duke bërtitur:  “Po biem poshtë”. Maria tregon se piloti kishte shumë pasiguri. Sipas saj ai kishte pak para, frikë për kontratën që kishte për fluturimin me German Ëings dhe shumë presion.  Ndërkohë, Lufthansa u ka bërë të ditur familjarëve që kanë humbur jetën në fluturim që do të japin 500,000 euro shpërblim për çdo person që ka humbur jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023573875427246
array(1) { ["section"]=> string(97) "flet-e-dashura-e-pilotit-e-lubitz-me-tha-se-do-bente-dicka-per-te-cilen-do-kujtohej-gjithnje-7182" }