Flet e fejuara e të riut korçar që u dogj i gjallë për dashurinë e saj: Pse u ndamë pas 5 vitesh lidhje

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 04-03-2017 Flet e fejuara e të riut korçar që u dogj i gjallë për dashurinë e saj: Pse u ndamë pas 5 vitesh lidhje

Pas vdekjes së  38 vjeçarit korçar Olgert Miho,  i cili u vetëdogj me benzinë para shtëpisë së ish-të fejuarës, kjo e fundit ka deklaruar para policisë se kishte ndërprerë marrëdhënien me të për shkak të xhelozisë, raporton  newsbomb.al.

Danjela Ismailanji ka sqaruar para hetuesve  marrëdhënien e nisur 5 vite më parë dhe shkakun e ndarjes së ciftit. "Kishim 5 vite të fejuar, u përpoqëm të ndërtonim jetën tonë në Tiranë. fillimisht ishim shumë të lumtur dhe gjithcka shkonte mirë por gradualisht ai nisi të bëhej xheloz dhe sa vinte e kjo gjë rëndohej. Nuk po duroja dot më, cdo gjë që unë bëja kthehej në një arsye për tu grindur, bëhej xheloz për cdo gjë. U kthye në një marrëdhënie që nuk funksiononte. Xhelozia e tij ishte e tepruar, akuzat për tradhëti dhe të tjera më shtynë drejt ndarjes.

Ishte një vendim i vështirë sepse unë e doja, kisha bërë shumë plane për jetën tonë së bashku por u lodha nuk duroja dot më. U grindëm dhe unë i komunikova vendimin tim për tu ndarë. Nuk e priti mirë por gjithsesi unë e kisha vendosur. Kishim mëse një muaj të ndarë dhe gjatë kësaj periudhe më kishte kërkuar edhe që të ktheheshim bashkë por unë e kisha vendosur. Nuk e prisja që të bënte një veprim të tillë, nuk e mendoja kurrë"- është shprehur Daniela, raporton newsbomb.al.

. Pas ngjarjes së rëndë familjarë dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit 38-vjeccarin Olgert Miho i cili u vetëdogj me benzinë në sheshpushimin e pallatit të ish-vjehrrës, para syve të saj dhe të kunatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të trafikonin drogë nga Hani i Hotit, sekuestohen 6.5 kile marijuanë
Ndodh në Tiranë, “Facebook” shpëton nga burgu 2 persona, ishin arrestuar prej 7 muajsh (HISTORIA) »
Article Logic
Execution time: 0.012410879135132
array(1) { ["section"]=> string(108) "flet-e-fejuara-e-te-riut-korcar-qe-u-dogj-i-gjalle-per-dashurine-e-saj-pse-u-ndame-pas-5-vitesh-lidhje-70729" }