Flet Eneda Tarifa pas videos për fjalën e harruar në anglisht: S’ndikohem nga vogëlsira

Publikuar tek: kulture-art, më 09:29 11-04-2016 Flet Eneda Tarifa pas videos për fjalën e harruar në anglisht: S’ndikohem nga vogëlsira

Flet Eneda Tarifa pas videos për fjalën e harruar në anglisht duke thënë se nuk ndikohet  nga vogëlsira. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka bërë komentin e saj për ‘’Blitz.al’’.

Një video e një interviste të dhënë nga Eneda Tarifa, ditën e djeshme, për një gazetar britanik, është bërë shkak i disa shkrimeve “humoristiko-analitiko-karizmatik” të portaleve online, shkruan ''Blitz.al''.

“Si fillim dua t’ju them se gazetari dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës pa  e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme, nuk e di, por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj, sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj, të gjitha në anglisht.

Isha aq e lodhur sa për një moment m’u kujtua filmi “Edhe kuajt nuk vdesin kështu”, por ju nuk keni nga ta dini këtë.

Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme “DNSH”-je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për t’u kapur, kur fare thjesht mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë. Por edhe nëse unë nuk di anglisht, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë të keqe sepse jo të gjithë këngëtarët e Eurovizionit dinë të flasin rrjedhshëm anglisht ose edhe nuk dinë fare”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027562141418457
array(1) { ["section"]=> string(92) "flet-eneda-tarifa-pas-videos-per-fjalen-e-harruar-ne-anglisht-s-ndikohem-nga-vogelsira-37365" }