Flet Eno Popi për lidhjen 6 vjeçare: Nuk ka qenë dashuri me shikim të parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:27 21-11-2016

Eno Popo ka folur për lidhjen prej 6 vitesh me partneren e tij Atenën.  Eno është një nga imazhet kryesore të "Top Channel"  të cilin e shohim çdo mëngjes dhe e dëgjojmë në radio. E kemi parë të trajtojë tema të ndryshme, por jo të flasë publikisht për jetën e tij private. 

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Eno ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale.

“Unë jam prej 6 vitesh në një lidhje me Atenën, megjithatë jetoj ende me prindërit edhe pse po arrij të 40-tat”, tregon Eno me humor. “Më pëlqen rehatia e shtëpisë, ku e gjen çdo gjë gati”.

Kur moderatori e gazetari është pyetur nga Arjola nëse ishte njohur partneren e tij, Atena në Top Channel, Eno me humor përgjigjet:

“Jo nuk e kam njohur në Top, me të jemi njohur në pub. Atena tani punon në Digitalb, në prapavijë, merret me produksionin. Me të nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, ka ardhur çdo gjë në kohën e vet dhe natyrshëm”, - ka thënë ndër të tjera Eno Popi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070559978485107
array(1) { ["section"]=> string(79) "flet-eno-popi-per-lidhjen-6-vjecare-nuk-ka-qene-dashuri-me-shikim-te-pare-60234" }