Flet Erion Kristo: Profesioni i gazetarit është më i tmerrshëm se ai i minatorit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 11-10-2017 Flet Erion Kristo: Profesioni i gazetarit është më i tmerrshëm se ai i minatorit

I ftuar në emisionin “Arena”, në Ora News, gazetari Erion Kristo, tha se profesioni i gazetarit është më i tmerrshëm se ai i minatorit.

Ai foli për kushtet e këqija në të cilat punojnë gazetarët në mediat shqiptare.

Duke bërë një krahasim me minatorët Kristo u shpreh se ata janë më mirë se gazetarët pasi kur kanë probleme ata mundtë ngrihen në portestë apo grevë, ndërsa gazetarët, jo.

“Profesioni i gazetarit sot në Shqipëri, është profesioni më i tmerrshëm, madje as minatorët nuk krahasohen. Ti mund të punosh gjashtë muaj dhe nuk merr rrogën, kurse minatori bën një grevë dhe e merr rrogën. Vetë media duhet të kërkojë standarde pak më të larta e nga vetja, ajo duhet të jetë pak më e kulturuar, pak më e lexuar. Me disa nga kronikat e saj, është vetë media që po e vret qytetarin shqiptar. Duke nisur që nga kronika e zezë, kronika rozë, e deri tek kronika e kuqe, ku duket se nuk ka ikur komunizmi.  Kështu media po i jep ushqimin e gabuar qytetarit dhe e bën atë të mendojë se ky është ushqimi i vetëm”, u shpreh Erion Kristo në Oranews. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Durrës shqiptari i rrezikshëm i dënuar me 9 vite burg në Itali
Dritan Prifti në gjendje kritike për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.014129877090454
array(1) { ["section"]=> string(85) "flet-erion-kristo-profesioni-i-gazetarit-eshte-me-i-tmerrshem-se-ai-i-minatorit-95557" }