Gazetari Elvi Fundo ka reaguar pas sulmit me mjete të forta nga dy persona të paidentifikuar.
Fundo thotë se nuk beson që sulmi ndaj tij të jetë politik, por “vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën”.
Ja çfarë shkruan gazetari Fundo:
Dy persona më sulmuan nga pas me mjete të forta afër zyrës në orë 10 e 30. Duke më shkaktuar disa plagosje.
Flm të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon.
Nuk besoj që është sulm politik por vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.
Inkurajoj dhe mbështes Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.
Ju lutem mos bëni politikë me sulmin banditesk ndaj meje.
Republika e vjetër dhe e re mos mbrojnë banditë me pseudonime dhe trafikantë në media...
As pole që kërcejnë tek Rilindja dhe ju bëhet serenatë nga PD.