Flet gazetari i plagosur në 21 Janar, Mahmutaj: Shpallja e viktimave ‘Dëshmor i Atdheut’ show i radhës i qeverisë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 21-01-2021 Flet gazetari i plagosur në 21 Janar, Mahmutaj: Shpallja e viktimave ‘Dëshmor i Atdheut’ show i radhës i qeverisë

Gazetari i plagosur në protestën e 21 Janarit 2011, Fatos Mahmutaj e ka quajtur një show të mazhorancës shpalljen e viktimave si “Dëshmorë të Atdheut”.

Mahmutaj tha se vetë politika shqiptare e mban peng këtë çështje dhe nuk lejon zbardhjen e saj ngjarjes së 21 janarit edhe pas 10 vitesh.

“Ky është një show qesharak, nga këto ping-ponget e politikës shqiptare. Legjislacioni të lejon rihapjen e dosjeve deri në 20 vjet pasi kanë ndodhur.

Nga përvoja ime, do të sillja disa dosje të tjera që janë akoma më katastrofike. U dënua dikush nga dosja e Gerdecit, sepse nuk kishte numëruar mirë fishekët, dhe nuk dënohet djali i ish-kryeministrit?

U vra ai Kosta Trebicka dhe nuk u dënua njeri. Pra janë disa lloj çështjesh, të cilat nuk çohen deri në fund. Me këtë lloj drejtësie që ka Shqipëria, politika e mban peng 21 Janarin”, u shpreh Mahmutaj.

Në lidhje me fajin e këtyre vdekjeve, Fatos Mahmutaj u shpreh se të dyja palët kanë faj.

“Ana e djathtë bëri ekzekutimet. S’dua të fajësoj të gjithë PD-në. Përgjegjësia ishte personale. Ish-Kryeministri, (S’dua t’ia përmend emrin se më vjen ndot), për atë karriken e vet, urdhëroi të vriteshin protestues, kur protestuesit nuk po bënin asgje.

Nuk po qëllonte kush, nuk po afrohej kush te gardhi. Në atë moment u qëllua, u qëllua me një formë burracakërie. Të dyja palët e politikës, me konsensusin e heshtur që bëjnë, janë të dy fajtor. Ana e djathtë për burracëkërinë, ndërsa ana e majtë për mos-zgjidhjen e kësaj çështje”, përfundoi gazetari për “faxnews”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë balerini i njohur shqiptar (EMRI)
Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra pranë liqenit të Sharrës, dënohet me burg përjetë Dashamir Xhepa (HISTORIA) »
Article Logic
Execution time: 0.011896848678589
array(1) { ["section"]=> string(116) "flet-gazetari-i-plagosur-ne-21-janar-mahmutaj-shpallja-e-viktimave-deshmor-i-atdheut-show-i-radhes-i-qeverise-235858" }