Flet gazetari që publikoi videon e Salianjit me ‘GD’: Ju tregoj lëvizjet që bëri Lulzim Basha. Kush është 'GD'...Dhe një ekskluzive

Publikuar tek: politike, më 00:04 17-02-2018 Flet gazetari që publikoi videon e Salianjit me ‘GD’: Ju tregoj lëvizjet që bëri Lulzim Basha. Kush është 'GD'...Dhe një ekskluzive

Për herë të parë, gazetari Elvi Fundo, i cili publikoi videon e deputetit Ervin Salianji duke komunikuar me fjalë banale me një person me inicialet “GD”, ka shpjeguar se çfarë ndodhi më pas dhe ndërhyrjet nga Partia Demokratike.

Gazetari Fundo thotë se në asnjë moment nuk ka treguar kush është personi “GD” edhe pse ka burime që i kanë treguar se kush është.

Sipas Fundos, pas publikimit të videos nërhyrjet nga PD-ja për heqjen e saj ishin në nivelet më të larta. I ftuar në emisionin “Java”, Fundo tha se Salianji ka shkuar në emisionin “Stop” mesa duket për të folur rreth kësaj çështje, por me ndërhyrjen e Lulzim Bashës, pjesa nuk u transmetua, transmeton Newsbomb.al.

Deklarata e Fundos:

Kjo është një nga disa videot që ne kemi publikuar. Pëë këtë video mund t’ju them që është regjistruar në një seancë parlamentare, nuk është një videopërgjim. Është një video e regjistruar për shkak të ligjit të transparencës nga kamera.

Nuk është rasti i parë që kemi parë deputetë të filmuar me zoom në celularët e tyre. Kjo bëri më shumë bujë për shkak të gjuhës që përdor deputeti. Si dhe inicialet të një personit “GD” që ne nuk e kemi thënë kush është, por kemi disa indikacione dhe informacione kush mund të jetë.

Unë kam patur avokatë dhe ekspertë që më kanë thënë që kjo është autentike. Por nuk duhet të dalësh me emrin që përballë Salianjit është “x” apo “y” person. Ne zbuluam disa fjali për të parë a do ndërhyrte njeri?

Ndërhyrjet që mos të jepej kjo video shkuan në nivelet më të larta të PD-së. Janë persona që kanë ndërhyrë , apo që një deputete e PD-së të mos transmetohej. Dhe anëtarë të parlamentit dhe njerëz jashtë parlamentit kanë ndërhyrë. Jo Lulzim Basha. Ai ka bërë veprime të tjera.

Salianji dhe të tjerë kishin hyrë në disa media që lajmi të mos jepej. Fillimisht thanë që është një montazh i fëlliqur. Disa media vijuan të identifikojnë edhe personin që ndodhej përballë.

Video u tentua të bllokohej nga Facebook përmes raportimeve. Pastaj vendosëm ta publikojmë në Youtube të plotë.

Ajo që ka ndodhur është një detaj tjetër. Të nesërmen zoti Salianji ka shkuar në një emision televiziv, te “Stop” është regjistruar dhe është bllokuar. Do dilte në emision por u hoq. Me dijeninë time me ndërhyrjen e Lulzim Bashës.

Ai fliste aty me fjalor tepër banal. Deputetët shkojnë aty për të përfaqësuar popullon, familjet jo për të folur me “GD”-të e tyre.

Ervin Salianji dhe Grida Duma dje e kanë hequr emrin nga Parlamenti, duhej të flisnin. Ska ndodhur kurrë, dje zoti Basha iu shmang parlamentit. Zgjodhi t’i hipte avionit dhe iku.

Po ju them edhe një ekskulzive, “GD”-në e di kush është sepse e kanë patur të gjithë në aplikacionin ‘BBM’ dhe ajo në orën 6 e pak ka ndryshuar emrin. E kam këtu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012054920196533
array(1) { ["section"]=> string(130) "flet-gazetari-qe-publikoi-videon-e-salianjit-me-gd-ju-tregoj-levizjet-qe-beri-lulzim-basha-kush-eshte-gd-dhe-nje-ekskluzive-110509" }