Gianni De Biasi ka folur për FSHF-në ku ka sqaruar që nuk ka asnjë përplasje mes tij dhe Mavrajt. Trajneri i Kombëtares kuqezi ka shuar të gjithë zërat që e çonin qendërmbrojtësin jashtë përfaqësueses. Madje De Biasi deklaroi që Mavraj është shumë i përfshirë me skuadrën kuqezi dhe tashmë dëshiron pjesë intensive e saj.
“Përkundër çdo lloj hamendësimi, do të thosha që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shumë i përfshirë me kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”, tha De Biasi
“Kjo ishte një vizitë e njëjtë sikundër bëra edhe me Berishën, apo sot në këtë të shtunë në Bazel ku do të ndjek Taulant Xhakën e Sadikun. Për të vijuar në ditët në vijim me lojtarë të tjerë. Një xhiro normale për të parë çunat dhe për të ndjerë afërsinë mes njëri-tjetrit”, përfundoi Mërgim Mavraj.