Flet hoxha që ofendoi heroin kombëtar: Do shkoj poshtë bustit t’i them më fal o Skënderbe, nëse më gjeni ku kam thënë t’i hiqet busti

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 04-09-2017 Flet hoxha që ofendoi heroin kombëtar: Do shkoj poshtë bustit t’i them më fal o Skënderbe, nëse më gjeni ku kam thënë t’i hiqet busti

Një debat i nxehtë po zhvillohet në studion e emisionit të gazetares Rudina Xhunga, nxitur nga vetë tema rreth heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pas mbulimit të tij.

Përballë historianëve Pëllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo është hoxha Armand Ali i xhamisë “Unaza e Re”, i cili ofendoi rëdë heroin kombëtar Skënderbeun.

Ai tha se nuk ka kërkuar heqjen e bustit të tij, dhe nëse vërtetohet ta ketë thënë një gjë të tillë, do t’i kërkojë falje Skënderbeut.

Më tej hoxha tha se nga “pikëpamja fetare” nuk ka sesi “ta pëlqejë Skënderbeun”.

“Nëse një njeri ma verifikon që kam kërkuar heqjen e buztit të Skënderbeut unë do dal para bustit dhe të gjithë kombit dhe do t’i them më fal o Skënderbe.

Skënderbeu nga pikëpamja fetare u rrit si mysliman pasi u rrit nja 20 vjet si ortodoks dhe pastaj u bë kavarij.

Allahu na ka ndaluar të shajmë ata që të tjerët adhurojnë, le të themi Buda. Mua si musliman dhe çdo tjetër si musliman nuk na detyron dot askush, shkurt muhabeti.

Unë jam shqiptar, nuk jam grek dhe mamanë e kam çame. Shkova bëra një shkollë për të mësuar nga ana fetare. Unë kam patur stërgjyshin hoxhë në Delvinë. Nuk e trashëgova fenë, kam bërë shkollë për atë punë.

Nga pikëpamja fetare Skënderbeu shikohet në atë formë ndaj unë s’mund ta dua.”, tha Arman Ali.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021238088607788
array(1) { ["section"]=> string(137) "flet-hoxha-qe-ofendoi-heroin-kombetar-do-shkoj-poshte-bustit-t-i-them-me-fal-o-skenderbe-nese-me-gjeni-ku-kam-thene-t-i-hiqet-busti-91171" }