Flet i akuzuari për përdhunimin e Eliza Dushkut: Ajo ishte një fëmijë i ëmbël

Publikuar tek: barometri, më 08:24 15-01-2018 Flet i akuzuari për përdhunimin e Eliza Dushkut: Ajo ishte një fëmijë i ëmbël

Lajmi i ditës së djeshme, se aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushkun ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare bëri bujë në media. 

Ishte vetë aktorja ajo e cila nëpërmjet një statusi në Facebook tregoi me detaje historinë rrënqethëse të saj. Joel Kramar ishte personi që e përdhunoi aktoren, të cilin ajo e bëri publike për herë të parë vetëm ditën e djeshme.

Sakaq, pas deklaratës së Dushkut ka reaguar për Daily Mail Joel Kramar, personi që sipas aktores abuzoi seksualisht. Kramar i mohoi akuzat duke thënë se Eliza e bëri këtë gjë për të prishur karrierën e tij.

“Është diçka që nuk do ta bëja kurrë dhe nuk e kuptoj si e ka bërë këtë. Unë jam i pafajshëm...ajo ishte një fëmijë i ëmbël dhe unë e kam trajtuar gjithmonë si vajzën time. Jam i shokuar dhe nuk e di pse ma bëri këtë. Është një gënjeshtër”- është shprehur Joel Kramar.

Sakaq Kramar ka zbuluar dhe një detaj tjetër ku thotë se Eliza në atë kohë përdorte makinën e siguruar nga kompania e filmit dhe se nuk kishte pse të përdorte taksi, siç ka thënë Eliza Dushku në deklaratën e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026937961578369
array(1) { ["section"]=> string(83) "flet-i-akuzuari-per-perdhunimin-e-eliza-dushkut-ajo-ishte-nje-femije-i-embel-106569" }