Flet “kërcënuesi” i Tahirit: Ja si koordinatori i PD-së përdori Facebook-un tim

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 18-11-2015 Flet “kërcënuesi” i Tahirit: Ja si koordinatori i PD-së përdori Facebook-un tim

I shoqëruari i parë në polici për mesazhin kërcënues ndaj ministrit Saimir Tahiri, Klodian Mahmutaj ka thënë për gazetën “Shqiptarja” se si shoku i tij, Valter Meshi, koordinator i PD-së në zonën e Tiranës e ka përdorur për të kërcënuar ministrin e Brendshëm me e-mail.

22 vjeçari shprehet se 4 muaj më parë i kishte besuar atij fjalëkalimin e Facebookut duke mos menduar se do të përfshihej në ngjarje kaq të rënda. Po ashtu Klodiani tha se nuk kishte asnjë dijeni për mesazhin e nisur në adresën e ministrit Tahiri. I riu tregoi se ditën e dielë është paraqitur vetë në komisariat pasi dëgjoi që emri i tij ishte përmendur në këtë ngjarje.

Klodian, çfarë lidhje keni ju me mesazhin kërcënues për ministrin Tahiri?

Unë nuk merrem me këto budallallëqe. Mbrëmjen e së dielës unë ndodhesha në Laprakë dhe po pija një kafe me shokun tim. Më merr motra në telefon dhe më thotë se në shtëpi kishte shkuar policia. Njëherë mendova se po bënte shaka me mua sepse ishte natë dhe bëheshin merak. Por më pas doli kryeplaku i fshatit në telefon dhe po më tregonte se kishte shkuar policia në shtëpi për një sqarim të vogël. Se kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Kohët e fundit nuk kisha hyrë fare në Facebook dhe nuk mendoja fare se çfarë kishte ndodhur. Dal nga lokali ku ndodhesha dhe marr një taksi e shkoj e paraqitem vetë në komisariatin e policisë nr.6. Sjellja e policisë ishte shumë e mirë gjatë gjithë shoqërimit tim.

Si është e vërteta e kësaj ngjarjeje ku ti je implikuar?

E vërteta e kësaj ngjarjeje është se unë kam dhënë pasëordin e adresës sime të Facebook shokut tim të ngushtë, Valter Meshi. Unë i besoja Valterit pasi ai punonte si koordinator i Partisë Demokratikre në zonën e Tiranës. Ja dhashë pasëordin tim personal dhe ai më tha do bënte thjeshtë ndonjë koment apo like. Unë nuk futesha në Facebook dhe Valteri shpesh më thoshte pse nuk i bëja like statuseve të tij pasi ai merrej me ligje në parlament dhe gjëra të tilla. Unë nuk e kisha problem ia jepja passëordin duke i besuar se ishte koordinator i PD-së.

Kur mësove që nga adresa tuaj ishte dërguar një mesazh që kërcënonte Tahirin?

Kur shkoj e paraqitem në Komisariat, më vjen një vajzë dhe më pyet për mesazhin që ndodhej në inboksin e mesazheve të mija në Facebook. Më pyeti se çfarë është “Brigada e Kuqe” ndërsa unë ngaqë ndodhesha në një gjendje të tensionuar i thashë se çfarë është kjo “pulla e kuqe”. Nuk dija çtë thoja se nuk kisha dijeni për ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media belge: Besnik Morina, njohur si Mark Frroku vrau Aleksandër Kurtin
Doshi dhe Frroku/ Gjykata, 48 orë kohë për të shqyrtuar urdhër-ndalimet dhe masën e sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.011360168457031
array(1) { ["section"]=> string(82) "flet-kercenuesi-i-tahirit-ja-si-koordinatori-i-pd-se-perdori-facebook-un-tim-25690" }