Flet Kryebashkiaku i Himarës pas VIDEOS që bëri xhiron e rrjetit: Ja pse u konfliktua MIHAL KOKËDHIMA me turistët

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 18-08-2019 Flet Kryebashkiaku i Himarës pas VIDEOS që bëri xhiron e rrjetit: Ja pse u konfliktua MIHAL KOKËDHIMA me turistët Mihal Kokëdhima (i pari majtas) në seancën e parë gjyqësore

Në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë në Porto Palermo, ku u konfliktuan 5 turistët spanjollë me pronarin e restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhima, u shpreh dhe kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

Për ‘’BIRN’’, Goro deklaroi se turistët kishin porositur sasi ushqimi për 7 veta, por më pas kanë ndërruar mendje duke parë që sasia e peshkut ishte e madhe dhe pranuan të porosnin për 5 veta. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kokëdhimës, që ka shkuar në tavolinë dhe i ka kërcënuar. Më pas sherri degjeneroi në rrahje, ku pronari u hodh mbi makinë dhe goditi xhamin e furgonit duke qëndruar mbi kofanon e automjetit për 3 km rrugë nga Porto Palermo deri në Qeparo. Video-ja e regjistruar nga njëri prej turistëve spanjollë skandalizoi mbarë opinionin publik.

Nga ana tjetër, turistët pretendojnë se u wshtw shwrbyer sasi e tepwr peshku dhe çmimet e restorantit ishin të shtrenjta, prandaj refuzuan të paguanin për pjesën e tepërt.

Në seancën e sotme gjyqësore, i arrestuari Mihal Kokëdhima këmbënguli që turistët donin ta shtypnin me furgon dhe se ai nuk i ka dhunuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023685932159424
array(1) { ["section"]=> string(119) "flet-kryebashkiaku-i-himares-pas-videos-qe-beri-xhiron-e-rrjetit-ja-pse-u-konfliktua-mihal-kokedhima-me-turistet-175728" }