Flet kryebashkiaku i PD-së: Si rashë viktimë në Itali

Publikuar tek: politike, më 22:22 13-11-2017 Flet kryebashkiaku i PD-së: Si rashë viktimë në Itali

Agron Kapllanaj, kryebashkiaku demokrat i Mallakastrës ka reaguar lidhur me akuzat për dënimin e tij në Itali.

Pasi Taulant Balla kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, duke e akuzuar për shkeljen e fshehjes së vendimit të dënimit të kryebashkiakut të djathtë, ky i fundit ka reaguar duke treguar se çfarë ndodhi në vitin 1995 në Itali, kur ai ishte emigrant.

“Unë në deklarimin që kam bërë kur ai ligj hyri në fuqi, kam deklaruar atë çfarë ka ndodhur në Itali në vitin 1995. Atëherë unë e kisha ëndërr të kisha një makinë.

Rashë viktimë e një mashtruesi dhe bleva një makinë. Në verifikimin që ka bërë policia rezultoi që makina ishte e vjedhur. Më shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimit më lanë të lirë. Që prej asaj dite unë kam hyrë dhe kam dalë lirshëm në Itali. Nuk më është ndaluar ndonjëherë hyrja. Ia kam kërkuar doganave të shprehen dhe përgjigja ishte negative. Kam rënë viktimë, bleva një mjet që rezultoi i vjedhur.

Në vitin 2003 në Firence më është bërë gjyqi. Jam dënuar nga kjo gjykatë me 2 vjet, po në të njëjtën ditë më është dhënë edhe dënimi me kusht”, u shpreh Kapllanaj në një intervistë në emisionin "Tonight", nga Ilva Tare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037474870681763
array(1) { ["section"]=> string(58) "flet-kryebashkiaku-i-pd-se-si-rashe-viktime-ne-itali-99442" }