Flet Leonora, gruaja e fabrikës së vajit të HASHASHIT: Merrja 2 mijë lekë, në punë më mori Gazi! Ç’kishte në magazinë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 14-03-2018 Flet Leonora, gruaja e fabrikës së vajit të HASHASHIT: Merrja 2 mijë lekë, në punë më mori Gazi! Ç’kishte në magazinë Leonora Jaupi, e proceduar

Puna në magazinat e përpunimit të drogës, vazhdon.

FaxWeb ka arritur të intervistojë Leonora Jaupin, një ndër katër gratë e procedurara pasi punonin në një fabrikë të përpunimit të vajit të hashashit në Çorrush të Mallakastrës, në një aksion të ndodhur katër ditë më parë.

“Punoja për 20 mijë lekë të vjetra. Jemi në kushte të vështira ekonomike” tha ajo për FaxWeb.

“Nuk e dija se ç’do të bëja, në punë më mori një djalë me emrin Gazi. Na thanë se do të punonim me sherebelë. Brenda në magazinë, që ishte e mbyllur nga të gjitha anët, e kuptova se nuk ishte sherebelë sepse më bllokonte frymëmarrjen” thotë ajo.

“Kur kuptova çfarë ishte doja të ikja, nuk I kisha thënë gjë burrit. Në magazinë kishte edhe punonjëse të tjera.Vetëm unë dhe kunatat e mia jemi proceduar, të tjerat nuk e di. Mund të kishte në magazinë rreth 20 persona. Nga zërat dalloja që mund të kishte dhe djem, por vetë nuk I kam parë. Kam punuar dy orë e gjysëm, s’jam bashkëpunëtore” thotë ajo.

Më pas tregon aksionin e policisë.

“Erdhi një grua dhe tha “policia”. Ne kemi vrapuar, kemi ikur dhe atje më kapi një polic me emrin Ylli dhe kanë qëlluar në ajër. Pothuajse dëgjova zhurmë dhe nga persona të tjerë”, thotë ajo.

Dhe është nga ato historitë, kur në gjyq përfundojnë punonjësit hallexhinj që paguhen me orë pune, pa arritur tek bosët që kultivojnë hashashin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drithëruese nga Shkodra, Gjoni mbush fletët e bardha me lot! Shikoni ç’shkruan në LETËR për XHELATIN E TIJ
Denoncon mësuesja: Me 5 mijë euro emërohesh, terrorizohem nga drejtoresha e DAR (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(120) "flet-leonora-gruaja-e-fabrikes-se-vajit-te-hashashit-merrja-2-mije-leke-ne-pune-me-mori-gazi-c-kishte-ne-magazine-113229" }