Pas arrestimit të 32-vjeçares për vrasje e gjyshes sëbashku me të dashurin, Mark Marku kryetari i partisë Aleanca Demokristiane në Shkodër ka folur për Xhoana Hilën, e cila ka qenë kandidate për deputete në listat e partisë së tij.
“Kjo ngjarje më ra si një bombë, jo vetëm për familjen e saj, por edhe për të gjithë opinionin shkodran”, thotë ai.
Ai shton më tej se , “Për aq sa e kam njohur unë Xhoanën qoftë më përpara, por edhe gjatë bashkëpunimit në fushatën e 2013, ajo ka qenë një njeri i paqtë dhe nuk kam vërejtur tek ajo as më të voglën nuancë krminale. Xhoana ka qenë pjesë e partisë Demokristiane e më pas u angazhua me partinë tonë”, deklaron Marku në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Sipas tij gjendja e Gjoanës u rëndua pas divorcit me bashkëshortin, me të cilin kishte edhe një fëmijë.
“Ata u ndanë dhe Xhoana u largua bashkë me fëmijën drejt Tiranës. Divorci dhe gjendja e vështirë ekonomike mendoj se kanë ndikuar sadopak në personalitetin e saj” , thotë ai dhe thëkson se marrëdhëniet e saj me gjyshen kanë qenë shumë të mira, aq sa ajo ka kontribuar edhe në martësën e mbesës.