Mjeshtri i madh Zhani Ciko i cili është dhe një mik i mirë i kantautorit që sapo u nda nga jeta, Francesk Radit, me zë të dredhur ka folur pas lajmit tragjik.
Në një lidhje telefonike për news 24, artisti i madh ka folur në lidhje me jetën dhe karrierën e kantautorit duke theksuar se është shumë e vështirë të flasësh për një personalitët si Francesk Radi. Mjaft i prekur nga kjo ngjarja ai tregon se nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë këtyre ditëve në spital edhe pse e ka marë vesh gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.
“Nuk guxova të shkoja ta takoja edhe pse e mora vesh gjendjen e tij, sepse nuk dija çfarë ti thoja”. Kjo ngjarje nuk ka qenë e lehtë për asnjë nga familjarët dhe miqtë e kantautorit.