Nëna e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj, ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së djalit të saj.
Në një prononcim për “News24” ajo u shpreh se nëse drejtësia shqiptare nuk zbardh çështjen, do ti drejtohet Gjykatës së Hagës.
“Të zbardhet çështja e djalit tim, nëse nuk e zbardhin do shkoj në Gjykatën e Hagës”, ka thënë nëna e kryekomisarit Lamaj. Dritan Lamaj u vra në 24 shkurt të vitit 2013, 100 metra larg shtëpisë së tij.