Flet Niko Trimi pasi iu dogj shtëpia: Flakën ma vunë se u pajtova me gruan. Ja si e shpëtova familjen natën

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 27-08-2015 Flet Niko Trimi pasi iu dogj shtëpia: Flakën ma vunë se u pajtova me gruan. Ja si e shpëtova familjen natën Niko Trimi dhe bashkeshortja e tij

Unë nuk e di se kur ka rënë zjarri por kur u zgjova e pashë që po vinte nga kuzhina dhe menjëherë lajmërova nusen e vëllait të nxirrnim fëmijët. Zjarri po merrte përmasa të mëdha. Ne lajmëruam zjarrfikësit por edhe pse ata mbërritën dhe u përpoqën t’i shuajnë flakët, të gjitha orenditë e shtëpisë u shkrumbuan”, kështu e tregon Niko Trimi për mediat momentin kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Niko Trimi e sheh zjarrvënien si të qëllimshme dhe kërkon të gjendet autori.

“Të gjendet kush ia ka vënë zjarrin shtëpisë sime. Pse nuk më ka ndodhur më përpara mua por më ndodhi tani? Dyshoj që autori më ka vënë zjarrin për shkak të marrëdhënies sime me gruan këto kohët e fundit”, shprehet Trimi lidhur me dyshimet e tij se rikthimi me bashkëshorten ka ngjallur zemëratë te dikush i cili më pas i ka vënë edhe zjarrin shtëpisë.

Niko Trimi dhe bashkëshortja e tij Edmonda, së fundmi janë personazhet më mediatike e publikë pas denoncimit që 36 vjeçari i bëri të shoqes në polici, ku pretendonte se ajo kishte ushtruar dhunë ndaj tij, e kishte qëlluar me grusht, shishe, e akull në fytyrë duke i shkaktuar dëme të mëdha në kokë.

Trimi pohoi se e shoqja, 26 vjeçare e tradhtonte sistematikisht. Ndaj 26 vjeçares, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ballkan – BE, ndeshja 4:2. Epërsi e ballkanit, Thaçi lojtari më i keq, ministri serb portieri më i mirë (VIDEO)
“Më jep 500 euro ose të publikoj videon”, 22 vjeçari kanos 48 vjeçaren por arrestohet »
Article Logic
Execution time: 0.012409925460815
array(1) { ["section"]=> string(111) "flet-niko-trimi-pasi-iu-dogj-shtepia-flaken-ma-vune-se-u-pajtova-me-gruan-ja-si-e-shpetova-familjen-naten-19292" }