Flet njeriu i afërt: Si u mbulua vdekja e Princeshë Dianës, ja e vërteta

Publikuar tek: bota, më 16:50 23-07-2017 Flet njeriu i afërt: Si u mbulua vdekja e Princeshë Dianës, ja e vërteta

“Diana dhe Dodi: E Vërteta”, është libri i fundit i shkruar nga ish-zëdhënësi i Mohammed Al-Fayed, Michael Cole, që pretendon të hedhë dritë mbi tragjedinë e 20 viteve më parë.

Cole është zotuar se në librin e tij zbulon të vërtetën për atë që ndodhi dhe që sipas mediave britanike, publikimi i librit do sikletosë familjen mbretërore pasi ish-korrespondenti mbretëror i BBC, Cole, thotë se është i vetmi person që i njihte të tre viktimat e aksidentit me makinë në vitin 1997 në Paris.

Në 31 gusht bëhen 20 vite nga vdekja e Princeshës Diana, Dodi Al Fayed dhe shoferit francez Henri Paul, një tragjedi që u pasua nga shumë teori rreth asaj çka ndodhi në të vërtetë, raporton Newsbomb.al.

Ai thotë se që prej fillimit nuhati që ngjarja po mbulohej si nga autoritetet franceze edhe ato britanike.

Miliarderi egjiptian Mohamed Al-Fayed ka deklaruar më parë se djali i tij dhe Diana u vranë nga agjentët e MI19 me urdhër të Princit Filip për t’i ndaluar ata të martoheshin.

Libri i Cole do publikohet në 31 gusht të këtij viti, në 20 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet një kamion i mbushur me trupa të pajetë njerëzish
Mendoi se do pasurohej, por “selfie” e famshme e majmunit i shkatërroi jetën për një arsye absurde »
Article Logic
Execution time: 0.011859178543091
array(1) { ["section"]=> string(76) "flet-njeriu-i-afert-si-u-mbulua-vdekja-e-princeshe-dianes-ja-e-verteta-87094" }