Alma Balili, bashkëshortja e Klement Balilit ka folur sot për herë të parë për mediat dhe ka deklaruar se nuk është në dijeni të vendndodhjes së bashkëshortit të saj.
Sipas Alma Balilit policia është futur sot në banesën e tyre me forcë dhe ka terrorizuar familjen.
“Unë nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di ku është , që kur u shpall në kërkim nuk kemi kontaktuar me të” mësohet të ketë thënë Alma.
RENEA dhe FNSH kanë kryer sot aksion në Delvinë dhe Sarandë në të gjitha bizneset dhe banesat të afërmve të ‘Eskobarit të Ballkanit’, aksion gjatë të cilit u shoqëruan në polici për tu marrë në pyetje 11 të afërm të Balilit.